LAJMI I FUNDIT:

Goli i jashtëzakonshëm i Besar Halimit në sallë i siguroi triumfin Brondbyt

Goli i jashtëzakonshëm i Besar Halimit në sallë i siguroi triumfin Brondbyt

Kampionati danez është në pushim dhe skuadrat po zhvillojnë ndeshje miqësore dhe turne të ndryshëm.

Skuadra e madhe daneze, Brondby ka marrë pjesë në një turne në sallë së bashku me ekipet tjera daneze.


Në radhët e Brondbyt aktivizohet edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi.

Brondby arriti në finale ku u përballë me Aalborgun dhe në këtë takim ka lënë gjurmë Besar Halimi.

Ylli nga Gjilani ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në këtë takim duke bërë që të gjithë në Danimarkë të ‘çmenden’, pas atij goli.

Halimi kaloi dy futbollistë dhe në fund me thembër shënoi mbi portierin.

Ky gol i shënuar nga Halimi ishte vendimtar në fitoren e Brondbyt 4-2. /Telegrafi/