Goli i bukur i Vedat Muriqit nuk i solli pikë Mallorcas, statistikat e sulmuesit ndaj Espanyolit


Mallorca ka pësuar humbje nga Espanyoli me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Golin e vetëm për Mallorcan e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 41-të.
Ai për paraqitjen ndaj Espanyol është vlerësuar me notën 7.0 nga sofascore.
Muriqi luajti në këtë ndeshje për 90 minuta dhe kishte 34 prekje të topit.
Ai fitoi shtatë duele, ndërsa kishte 12 pasime të sakta.
Ky është goli i dhjetë për reprezentuesin e Kosovës, që ka edhe dy asistime deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































