LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle e bëjnë me shtëpi familjen Azemi nga Istogu (Video)

Golden Eagle e bëjnë me shtëpi familjen Azemi nga Istogu (Video)

Fondacioni humanitar “Golden Eagle”, të premten ka bërë dorëzimin e çelësave të shtëpisë familjes së Xhafer Azemit nga fshati Prekallë, komuna e Istogut.

Drejtori i këtij fondacioni humanitar, Shaqir Palushi tha se kjo është shtëpia e pestë të cilin e kanë bërë si fondacion për ndërtimin e shtatë shtëpive në komuna të ndryshme të Kosovës.


Ai theksoi se pritet që të kryejnë ndërtimin edhe të dy shtëpive në Skenderaj dhe Klinë.

“Ky projekt përfundon për këtë vit me këto shtatë shtëpi. Jemi duke e parë mundësinë të vazhdojmë edhe vitin tjetër si fondacion në bashkëpunim edhe me kompani tjera”, u shpreh ai.

Ndërtimi i kësaj shtëpie paraqiti gëzim të pa masë në familjen tre anëtarëshe, Azemi.

Kryefamiljari Xhafer Azemi, shprehu falënderim të veçantë për Fondacionin “Golden Eagle”.

“Jam i lumtur, si shoqja edhe djali. Do të gëzojmë e festojmë”, ka thënë Azemi.

I pranishëm në përurimin e kësaj shtëpie të ndërtuar nga fondacioni humanitar “Golden Eagle”, ishte edhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova. /Telegrafi/