Reperi Gold AG është padyshim një ndër emrat më të diskutuar së fundmi në media.

Dje (e mërkurë) ai është dekoruar nga i pari i Deçanit Rasim Selmanaj dhe Hilmi Haradinaj me mirënjohjen e heroit të kombit "Shkëlzen Haradinaj".


Ndërkohë vetëm pak orë më pas, ai ka lansuar bashkëpunimin e tij më ri me Hysni Klinakun, këngën dhe klipin "Në Dukagjin", i cili është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Gold AG është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave u prezanton fansave projektet e tij më të reja, dhe merr komente nga ata.

Por, së fundmi reperi ka publikuar një fotografi mjaft satirike, po aq edhe thumbuese në llogarinë e tij personale në Instagram.

Në fotografinë e publikuar, në të cilën shfaqet imazhi i reperit, në mbishkrimin e saj Gold AG ka shkruar: "Estradë e dashur a po ju vjen lezet, kur po ju bëj share (shpërndarje) klipet?".

Ende nuk dihet se për cilët këngëtarë të estradës ka qenë ky dedikim thumbues, pasi Gold AG njihet si reperi i cili mbështet shumë artistë me shpërndarjen e projekteve të tyre, gjersa me shumicën ka pasur edhe bashkëpunime. /Telegrafi/

goldagg 1