Gold AG me fjalë zemre për babanë e ndjerë: Veç sytë me t’i pa, krejt botën e kisha dhënë

Reperi i njohur Gold AG, ka treguar se ka pasur një lidhje të veçantë me babanë, i cili e ka lënë atë shumë i ri.
Ai madje vitin e kaluar i ka kushtuar edhe një këngë të ndjerë atij, të titulluar "Babë".
Mallin për të, Gold AG e shpreh edhe përmes rrjeteve sociale, ku së fundmi ka publikuar një fotografi të tijën në Instagram.
" Veç sytë me ti pa , krejt botën e kisha dhonë ... BABI", ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.
I njëjti, ka publikuar pak javë më parë bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Shyhrete Behluli, këngën "Gurbetqari".
Ai vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte, gjersa vazhdimisht punon edhe në projekte të reja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/04/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































