LAJMI I FUNDIT:

Gojani: Refuzimi i statusit të ndonjë viktime është si një përdhunim i dytë (Video)

Gojani: Refuzimi i statusit të ndonjë viktime është si një përdhunim i dytë (Video)

Leonita Gojani nga organizata “Medica Gjakova” ka folur për vështirësitë e procesit të identifikimit të viktimave të përdhunimit.

Ajo në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se disa nga të përdhunuarat kanë zhdukur çdo gjurmë për shkak të frikës nga paragjykimi.


“Kemi raste kur viktimat që paraqiten janë mjaft të reja, prandaj gjetja e provave dhe dokumenteve mjekësore janë të vështira, sepse ato kanë zhdukur çdo gjurmë për shkak të stigmatizimit të tyre nga shoqëria. Për të plotësuar aplikacionin na duhen së paku tri orë”, ka deklaruar psikologja.

Duke folur për rastet e refuzuara, Gojani ka thënë se po shkaktohet panik edhe te viktimat tjera.

“Refuzimi i disa rasteve ka shkaktuar panik te viktimat tjera, dhe tani ka hezitime për të aplikuar”.

Psikologja ka thënë se procesi i verifikimit është i vështirë, pasi aty duhet të jepen detaje të hollësishme nga përdhunimet, përcjell Telegrafi.

“Duhet pasur konsideratë për disa raste që po refuzohen, sepse rrëfimi duhet të bëhet para një komisioni ku mund të ketë edhe meshkuj. Ato viktima e kanë të vështirë t’i rrëfejnë disa detaje që edhe burrave të tyre nuk iu kanë treguar”, tregon më tutje ajo.

Refuzimi i statusit për disa persona sipas Gojanit është një përdhunim për së dyti, dhe për këtë ajo tregon një rast.

“Refuzimi i statusit të ndonjë viktime është si një përdhunim i dytë për të. Kështu ma ka thënë një viktimë që i është refuzuar statusi, duke treguar se në momentin kur më është refuzuar statusi, më është dukur sikur më kthyen 18 vite pas, ndoshta edhe më keq”, transmeton Gojani, bisedën me vizitoren e qendrës ku ajo punon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori