LAJMI I FUNDIT:

Goditje eksponentëve të krimit, Shqipëria kërkon marrëveshje ekstradimi me Dubain

Goditje eksponentëve të krimit, Shqipëria kërkon marrëveshje ekstradimi me Dubain

Ministria shqiptare e Drejtësisë i ka dërguar Ministrisë së Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e të dënuarve dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale.

Në këtë mënyrë tentohet të zgjidhet çështja e ekstradimeve në Dubai, ku kohët e fundit është hasur në vështirësi kryesisht nga SPAK që të ekstradojë eksponentë të krimit nga Emiratet e Bashkuara drejt vendit tonë.


Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer së fundmi në ‘parajsën’ e kokave të krimit shqiptar, ku deri më sot janë disa persona nga vendi ynë, mes të cilëve edhe të kërkuar nga SPAK, të cilët kanë zgjedhur të strehohen në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë.

Në janar të këtij viti ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, qe shprehur se fakti që nuk ka ende një marrëveshjeje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, lidhet me mungesën e vullnetit nga ana e tyre.

Sipas Manjës, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë në mënyrë të vazhdueshme Emirateve kërkesa për të arrestuar persona për llogari të vendit tonë, por nuk ekstradohen nga Emiratet.

“Instrumenti me të cilin sot kemi bashkëpunime në fushën e ndihmës juridiko-penale me Emiratet e Bashkuara Arabe është instrumenti i Konventës. Kemi tentuar si Ministri e Drejtësisë të lidhim marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Të gjitha kërkesat e autoriteteve të drejtësisë shqiptare për personat në kërkim që fshihen në Emirate Ministria e Drejtësisë bazuar në instrumentet e Konventës ia ka përcjellë autoriteteve gjyqësore në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk kemi marrë përgjigje për këto kërkesa. Nuk mungon vullneti nga pala shqiptare sepse kemi qenë konsekuentë në kërkesat tona. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat”, qe shprehur Manja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori