LAJMI I FUNDIT:

Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të emigrantëve për në Britani

Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të emigrantëve për në Britani

Pesë persona, përfshirë tre shqiptarë janë vënën nën akuzë për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria për në Britani.

Rrethi i kontrabdistëve u shpërbë këtë javë, pasi policia kishte vënë nën vëzhgimin një organizim të “mirë” të rrjetit nga fundi i shtatorit, thuhet në një raport të France Bleu.

Dy francezë dhe tre shqiptarë janë akuzuar për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët u merrnin nga 6 000 euro (5 000 paund), për kalimin në Britani nëpërmjet portit të Roscoff në departamentin francez administrativ të Finistère, Brittany.

Në mënyrë që të mos binin në sy, trafikantët i fusnin emigrantët në bagazhin e automjeteve dhe më pas “futeshin në zonat me fluks të larta trafiku në Rscoff”.

Dyshimet lindën kur kontrabandistët filluan përdorimin e automjeteve të mëdha. Tre emigrantë shqiptarë, një grua dhe dy burra, janë gjetur prapa mobiljeve për pjesën e pasme të furgonit të marrë me qira, shkruan Ora News.

Për këtë, një 39-vjeçar, rezident në Finistère u ndalua nga policia portale të hipte në traget për në Britani.

Në një rast të dytë, një 43-vjeçar nga Finistérien, u arrestua pas kthimit nga Britania, çka çoi më pas edhe në arrestimin e tre shqiptarëve, të moshës 19, 20 dhe 25 vjeç.

Tre të arrestuarit janë të njohur për dhunë, vjedhje dhe posedime të armëve. Dy prej tyre ishin me qëndrim të paligjshëm, ndërsa i treti kishte bërë kërkesë për azil.

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori