Goditet për vdekje 81 vjeçari në Shirokë të Suharekës

14:"Ridvan Slivova

Një 81 vjeçar, ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në Shirokë të Suharekës.
Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërkaq, i dyshuari është arrestuar.
"Viktima S.H, 81 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor".
Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje dhe po pret njësitet tjera policore, të cilat do ta kryejnë hetimin./Telegrafi.
Nga
Telegrafi
02/01/2019





































