LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, një person goditet nga vetura, pastaj sulmohet nga tre të panjohur

Prishtinë, një person goditet nga vetura, pastaj sulmohet nga tre të panjohur
Foto: Ilustrim

Një person është goditur nga një automjet e më pas është sulmuar nga tre persona të tjerë të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:20 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/