Policia greke tha se goditi një grup kriminal që trafikonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë.
Sipas burimeve zyrtare greke katër armë AK 47, armë të tjera dhe më shumë se 122 mijë fishekë u gjetën dhe sekuestruan në një operacion policor që kishte për qëllim çmontimin e veprimtarisë së paligjshme të një grupi kriminal të përfshirë në trafikim armësh e municionesh nga Shqipëria drejt Greqisë.
Njëmbëdhjetë persona, në mesin e të cilëve 6 shqiptarë, janë arrestuar gjatë operacionit që u organizua nga Departamenti i Hetimit Penal të Policisë në Kretë, në bashkëpunim me oficerët e policisë së rajoneve kufitare me Shqipërinë si Gumenica dhe Kozani.
Policia greke tha se nga hetimi dolën të dhëna të rëndësishme për përbërjen, karakteristikat, metodologjinë e veprimit dhe aktivitetet e paligjshme të organizatës kriminale.
Sipas policisë greke “është konstatuar se autorët kishin importuar nga Shqipëria armët dhe municionet dhe grupi përbëhej nga dy “bërthama”. Njëra bërthamë sipas policisë greke, kishte ushtruar aktivitetin në Shqipëri dhe ishte përgjegjëse për grumbullimin e numrit të kërkuar të municioneve dhe bërthama tjetër vepronte në ishullin e Kretës, anëtarët e së cilës fillimisht “urdhëruan” porosinë për sasitë e municioneve.
Policia greke tha se më pas kjo bërthamë kreu marrjen në dorëzim, transportin dhe në fund shpërndarjen tek palët e interesuara, që më parë, në tregun e municioneve. Policia greke tha se armët transportoheshin nga Shqipëria përmes brezit tokësor në pika të përcaktuara të zonave greke fqinje me Shqipërinë dhe më pas drejt Ishullit të Kretës.
Nga hetimet e policisë greke rezulton se nga nëntori i vitit 2018 e deri në arrestimet ky grup kriminal kishte kryer katër importe të një sasie municionesh nga Shqipëria.
Nuk ka ende të dhëna se si është siguruar ky armatim në Shqipëri. Fotot dhe video të policisë greke pasqyrojnë sasi fishekësh të mirëpaketuar dhe armë AK47 të njohura si ‘kallashnikov” në gjendje shumë të mirë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë
"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin