LAJMI I FUNDIT:

Goditet nga vetura që doli prej kontrolli, rrotullohet 360 shkallë dhe përfundon sipër kodrës (Video, +16)

Goditet nga vetura që doli prej kontrolli, rrotullohet 360 shkallë dhe përfundon sipër kodrës (Video, +16)

Ky është momenti dramatik, kur një veturë u rrotullua për 360 shkallë dhe përfundoi sipër një kodre të vogël në Berkshire të Anglisë.

E tëra ndodhi, pasi u godit nga një makinë që kishte dalë prej kontrolli, e cila lëvizte më afro 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


“Shoferi arriti të dilte ngadalë prej veturës së rrotulluar, ndërsa tjetri që e shkaktoi aksidentin e priste përjashta. Ata u përshëndetën dhe biseduan”, ka thënë shoferja e njohur vetëm si Mitch, e cila ishte dëshmitare okulare.

Megjithëse nuk ka të lënduar, rasti është nën hetime dhe pritet të jepet së shpejti një raport zyrtar. /Telegrafi/