Një operacion i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe italiane kanë goditur një grup kriminal të Call-Centre që mashtronte qytetarët përmes bursave online.
Aktiviteti zhvillohej në Tiranë, ndërsa qytetarët e mashtruar janë shtetas italianë të cilët jetojnë në Itali.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Tirana, prokurori i Prokurorisë së Posaçme SPAK Ened Nakuçi bëri me dije se janë arrestuar tre persona si dhe janë shpallur në kërkim pesë të tjerë. Të arrestuarit janë Elisa Caci, Gilberto Pushani, Valbona Abedinaj.
Sipas tij, dëmi ekonomik është në vlerën 3 milionë Euro, por kjo shifër mendohet se është vetëm “maja e ajsbergut”.
Hetimet për këtë grup filluan pas denoncimit të bërë në Itali, ku më pas u zbulua një skemë komplekse mashtrimi.
Prokurori i SPAK bëri me dije se qytetarët që do të mashtroheshin, kontaktoheshin me telefon dhe bindeshin që të investonin fillimisht në shuma të vogla në vlerën e 250 Euro për të blerë aksione në Amazon. Më pas, kërkesat për investime rriteshin më shumë.
Paratë që përfitonin nga italianët, grupi kriminal i investonte në kriptomonedha jashtë Shqipërisë, me qëllim për të mos u gjurmuar.
Në kuadër të këtij hetimi, në Itali është sekuestruar edhe serveri duke bërë të mundur fikjen totale të aktivitetit të këtij Call-Centeri.
Ndërsa prokurori italian, i pranishën gjatë konferencës në SPAK, deklaroi se në Itali janë mashtruar 220 viktima zyrtarisht, por ata mendojnë se numri i qytetarëve që kanë rënë pre e kësaj skeme mund të arrijë deri në 1,200.
Prokurori i SPAK Ened Nakuçi bëri të ditur se mashtruesit përdornin skema për të fituar besimin e “viktimave” të tyre. Sipas tij, ata telefonin vazhdimisht qytetarët që donin të mashtronin duke krijuar me ta afrimitet. Duke shfrytëzuar pandeminë, ata fokusonin bisedat e tyre tek situata e keqe e pandemisë dhe numri i viktimave. Duke shfrytëzuar edhe vetminë e këtyre qytetarëve për shkak të pandemisë, mashtruesit vetë-ofroheshin si miq, deklaroi prokurori Nakuçi.
Qytetarëve në Itali, të cilët ishin të grupmoshave dhe kategorive të ndryshme, u kërkohej fillimisht që të investonin 250 Euro për të blerë aksione në Amazon dhe fitimi do t’u kthehej brenda 1 jave. Më pas i bindnin që të investonin në kriptovalutën Bitcoin dhe investimi do të rritej më shumë pas hedhjes në treg të vaksinave anti-Covid 19.
Pasi kishin krijuar afrimitet me qytetarët italianë, mashtruesit gjurmonin hap pas hapi të gjitha veprimet e tyre. Në sajë të “besimit” të fituar, shumë nga të mashtruarit i kanë lejuar mashtruesit që të përdornin në distancë kompjuterin e tyre përmes programit “Anydesk” që të bënin transferimin e parave. Duke përdorur këtë akses në kompjuterin e tyre, mashtruesit kontrollonin emailet dhe dokumente apo foto personale që qytetarët kanë pasur në kompjuterin e tyre.
Kjo bëhej me qëllim që të shantazhonin qytetarët në rast se këta të fundit hezitonin të investonin. Sipas prokurorit të SPAK, sa herë që mashtruesit hasnin në hezitim, bëheshin agresiv dhe përdornin dokumentet për t’i bindur qytetarët që të investonin. Në raste të tjera, viktimat me vullnet të lirë i jepnin kredencialet e aksesit në shërbimet bankare për të shpejtuar kryerjen e investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër