LAJMI I FUNDIT:

GLPS kërkon formimin e një grupi të unitetit politik për dialogun

GLPS kërkon formimin e një grupi të unitetit politik për dialogun

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes një analize mbi tre dokumentet kyçe shtetëror për dialogun me Serbinë, ka konsideruar se ato kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike dhe se kanë të meta serioze.

Për këtë arsye, duke u bazuar në pozitën e keqe momentale të Kosovës, kjo organizatë joqeveritare ka kërkuar që finalizimi i dialogut me Serbinë mos të ndodhë në këto rrethana.

Hulumtuesi i GLPS-së, Përparim Kryeziu përmes një konference për media ka prezantuar në detaje tre marrëveshjet kryesore shtetërore, atë të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialog, për të cilat tha se kanë defekte serioze dhe se nuk e largojnë mundësinë e negocimit me territore.

Për rezolutën dhe projektligjin, Kryeziu u shpreh se nuk e sigurojnë ruajtjen e kufijve të sotëm, dhe se projektligji përgënjeshtron tre pozicionet kryesore publike të hartuesve të tij.

“Rezoluta që në fillim ka dështuar të prodhoj një pajtueshmëri të gjerë dhe të arrij qëllimin e saj kryesor politik, kjo pasi që qëndrimi i shprehur në rezolutë ndaj ri përcaktimit të kufijve ka qenë jo i saktë, jo i qartë dhe rrjedhimisht nuk ka siguruar ruajtjen e kufijve të sotëm. Së dyti projektligji për delegacioni shtetëror, i cili është në Gjykatën Kushtetuese dhe vazhdon të jetë në fazën e projektligjit dhe ende nuk është miratuar si ligj, përgënjeshtron tre pozicionet kryesore të hartuesve të tij dhe përkrahësve të tij publik…delegacioni vazhdimisht duhet të veproj në konsultim të ngushtë me institucionin e tjera kushtetuese, përkatësish me Zyrën e Presidencës. Së dyti vendimmarrja brenda delegacionit nuk është dhe nuk respekton parimin e unaminitetit siç është reklamuar nga hartuesit e tij, vendimmarrja reduktohet në shumicë të kualifikuar…delegacioni mund të funksionoj i rregullt dhe tà « marr vendime fuqiplote dhe nëse anëtarët e opozitës e bojkotojnë tërë delegacionin shtetëror”, tha Kryeziu.

Mbi platformën e hartuar nga Delegacioni Shtetëror, ai tha se ajo nuk e anulon mundësin që në bisedime të diskutohet për territore, përkundër referimit në Gjykatën Kushtetuese.

Duke u bazuar në këto arsye, ai tha se rrethanat dhe pozita e keqe momentale e Kosovës është e pafavorshme për finalizimin e dialogut me Serbinë.

“Platforma nuk e anulon qartazi mundësinë që në bisedime të diskutohet për territore, përkundër referimit në nenin 2.2 të Kushtetutës. Njëkohësisht platforma nuk e përcakton shprehimisht principet dhe qëndrimet në platformë janë obligative dhe duhet të përfaqësohen dhe nga institucionet tjera Kushtetuese që mund të marrin pjesë në raunde të tjerë. Duke vlerësuar pajtueshmërinë e gjerë si parakusht të pa kompromis për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës në procesin e dialogut, dhe duke njohur pozicionin e dobët të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, GLPS e sheh të pafavorshëm finalizimin e dialogut në këto rrethana”, u shpreh ai.

Mes tjerash, hulumtuesi i GLPS-së dha disa rekomandime. Ai kërkoi formimin e një grupi joformal gjithë partiak, apo grup i unitetit politik që përbëhet nga gjithë kryetarët e partive politike parlamentare.

Qëndrimet e këtij grupi të unitetit në bisedime me Serbinë, Kryeziu kërkoi që prezantohen vetëm nga qeveria dhe jo nga ndonjë institucion tjetër.

Për marrëveshjen finale, ai theksoi se zgjidhja e vetme është pajtimi mes dy popujve dhe njohja e dyanshme.

“GLPS rekomandon formimin e një grupi joformal gjithë partiak, apo të tipit të grupit të unitetit politik të përbërë nga kryetarët e partive kryesore parlamentare… qëndrimet negociuese të bazuar në këtë pajtueshmëri nga ky grup joformal gjithë partiak i unitetit politik duhet të prezantohen në dialog vetëm nga qeveria…dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kulmoj me një marrëveshje politike e cila para së gjithash adreson çështjet kryesore në mospajtimet kryesore të dy shteteve, kjo është pajtimi i dy popujve dhe njohja e dyanshme”, shtoi hulumtuesi nga GLPS, Përparim Kryeziu.

Duke përmendur fazën finale të dialogut, dhe kjo organizatë joqeveritare përsëriti qëndrimin se Serbia është ajo që duhet bërë kompromisë dhe jo Kosova. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori