LAJMI I FUNDIT:

GLPS, GAP dhe INDEP të shqetësuar me proceset rekrutuese në “Termokos” dhe “Ibër Lepenc”

GLPS, GAP dhe INDEP të shqetësuar me proceset rekrutuese në “Termokos” dhe “Ibër Lepenc”

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me proceset rekrutuese të pozitave së kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjen publike “Termokos” Sh.A. dhe “Ibër Lepenci” Sh.A dhe kërkon anulimin e këtyre emërimeve.

Këto organizata konsiderojnë se përzgjedhja e kandidatëve në këto pozita është bërë në kundërshtim me Ligjin 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike sepse të njëjtit kanë qenë pjesë e një partie politike brenda periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit për këto pozita, duke cenuar kështu një nga kriteret thelbësore të këtij Ligji që është kriteri i depolitizimit të ndërmarrjeve publike.


“Logjika e politizimit të ndërmarrjeve publike ngufatë menaxhimin dhe zhvillimin e tyre dhe reflektohet në cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe rritjes së ekonomisë së vendit.

Për çështjen e rekrutimit të KE në ‘Termokos’, konsorciumi ka pasur përpjekje të pasuksesshme për takim me Bordin Drejtues të ndërmarrjes, dhe ka pasur takim me nën-kryetarin e Komunës së Prishtinës si aksionare në këtë ndërmarrje, ku janë deklaruar që nuk kanë mandat ligjor sa i përket kësaj çështjeje”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, sa i përket këtij rasti, konsorciumi ka kërkuar një opinion ligjor për këtë vendim nga Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

“Lidhur me këtë, ne kemi marrë si përgjigje opinionin ligjor të dërguar nga Njësia më datë 21.09.2018 drejtuar Zyrës së Kryeministrit, për rastin e rekrutimit të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut në atë kohë.

Në këtë opinion, thuhet se ‘Bordi i Drejtorëve te KEK-ut me rastin e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv, duhet të veproj bazuar në nenin 21 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i cili ekskluzivisht ka te bëjë me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të NP – së i cili sqaron se personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, nuk mund të zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike’”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Sipas tyre, në rastin e ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, Ministria e Ekonomisë në një prononcim publik në media të datës 17.12.2022 është deklaruar se përzgjedhja e z. Mujka është në përputhje të plotë me nenin 17.2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, që përcakton se disa nga kushtet e pavarësisë — ndër to pozita e caktuar politike në 36 muajt e fundit — nuk zbatohen për kryeshefin ekzekutiv.

“Lidhur me këtë rast, konsorciumi ka kërkuar prapë opinion ligjor nga Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në mënyrë që të qartësohen opinionet kontradiktore që janë dhënë nga Ministria, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.

Në nenin 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i cili ekskluzivisht ka të bëjë me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të ndërmarrjeve publike, i cili sqaron se të gjithë personat e emëruar si zyrtarë në ndërmarrje, duhet t’i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas Nenit 17.1 dhe kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2. Këto kritere vlejnë edhe për Kryeshefin Ekzekutiv, e cila është pozitë që përcaktohet në nenin 21, paragrafi 3 i këtij ligji”, bëjnë të ditur GLPS, GAP dhe INDEP.

Këto organizata konsiderojnë që Ministria e Ekonomisë e cila ka fushë të përgjegjësisë edhe funksionimin dhe mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike, gjatë dhënies së udhëzimeve dhe opinioneve ligjore duhet të jetë precize dhe jo t’i ndryshojë opinionet nga rasti në rast.

“Për më tepër, ne vlerësojmë se praktikat e mira të vendosura përmes opinionit zyrtar të vitit 2018 për rastin e KEK-ut, të shërbejnë edhe në rastet e tjera gjatë përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjet e tjera publike.

Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet pavarësia dhe të ndalet politizimi i ndërmarrjeve publike, në mënyrë që këto raste të mos jenë precedent për proceset rekrutuese në të ardhmen. Është me rëndësi të theksohet edhe fakti që kjo Qeveri në vazhdimësi ka përmendur depolitizimin e ndërmarrjeve publike, ndërsa tash po ndodh e kundërta. Përmes këtij reagimi, ftohet Prokuroria të bëjë hetimin e rasteve në fjalë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtyre organizatave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori