LAJMI I FUNDIT:

Glover: Shpresojmë se do të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR në Maqedoni

Glover: Shpresojmë se do të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR në Maqedoni

“Vëzhguesit afatgjatë tashmë kanë mbërritur dhe janë njohur me aktivitetet që duhet t’i kryejnë në të gjithë vendin. Janë 20 vëzhgues afatgjatë . Vëzhgues afatshkurtër ende nuk kemi një numër të saktë por do të kemi numër të mjaftueshëm që do të shpërndahen nëpër vendvotime për të vëzhguar votimin dhe numërimin e votave”, tha Audrey Glover, shefe e misionit të OSBE-ODIHR në Maqedoni.

Tashmë vëzhguesit kanë bërë punën e tyre në këtë periudhë parazgjedhore sepse OSBE vlerëson se nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjedhjeve, por ecuria e tërë procesit që nga shpallja e zgjedhjeve lokale.


“Disa prej vërejtjeve tona nga zgjedhjet e kaluara, tashmë duhet të jenë bërë pjesë e legjislativës suaj , për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti, gjithashtu dhe për procedurën e vërejtjeve dhe kërkesave drejtuar KSHZ-së, do të shohim se si do të zbatohen në këto zgjedhje, rekomandimet e caktuara ligjore, pra na mbetet të shohim e të vlerësojmë nëse do të zbatohen ose jo në tërësi”, u shpreh Glover.

Sipas ambasadores Glover, gjithsesi është herët që në këtë fazë të jepen vlerësime për procesin zgjedhor dhe OSBE vlerësimin do ta japë në fund të procesit, në raportin përfundimtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori