LAJMI I FUNDIT:

Globus Travel vjen me risi, tani edhe në Bodrum të Turqisë (Video)

Globus Travel vjen me risi, tani edhe në Bodrum të Turqisë (Video)

Globus Travel, një nga kompanitë lider të turizmit në Shqipëri, operon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  përmes zyrave në New York dhe New Jersey. E tashmë prej 2 vitesh, Globus Travel përfaqësohet denjësisht dhe në Kosovë.

Me një eksperiencë shumëvjeçare, e integruar tërësisht në politikat e zhvillimit të turizmit, Globus Travel është kombinimi i cilësisë dhe çmimit duke siguruar paketa pushimesh të standardeve më të larta në treg.


Resortet më prestigjioze në Antalya si Maxx Royal, Voyage Hotels, Selectum Luxury e shumë të tjerë janë partnerë të besueshëm ndër vite të Globus Travel.

Përveç Antalyas këtë verë kompania elitare sjell ekskluzivisht dhe për herë të parë në Kosovë fluturim me charter direkt nga Prishtina drejt destinacionit më të lakmuar të rivierës turke, Bodrumit.

Çdo të martë duke filluar nga 11 Qershori, të gjithë do të keni mundësinë të niseni nga Prishtina drejt bregdetit të Egjeut, me sigurinë e cilësisë që garanton vetëm Globus Travel./Telegrafi/