LAJMI I FUNDIT:

GLOBI

GLOBI

Poezi nga: Luigi Pirandello
Përktheu: Faslli Haliti

Ja globi: një top kartoni,
që rrotullohet rreth një boshti të brendshëm.
Rrotullohet… pista me ngjyra të ndryshme
synon kufirin e vet, të çdo kombi.


Ky është Oqeani Atlantik; dhe është det
sa i kaltër duket. Kjo masë dallgësh
këtu janë malet: Alpet. Roma
është kjo pikë që duket e s’duket.

Kush do ta dallonte në shikim të parë? Megjithatë
ka njerëz të mëdhenj, madje të pavdekshëm,
në këtë lodër të vogël; të këqija të mëdha
dhe të mira të mëdha dhe dashuri të mëdha dhe përkujdesje…

Prandaj unë e mbaj atë në duar,
e rrotulloj me një gisht.
Lojë e marrë! I japim fund?
Përgatit katastrofën e botës për nesër.