LAJMI I FUNDIT:

Global PR Summit Istanbul 4 me dy tema të rëndësishme për ekspertët e Marrëdhënieve me Publikun (Foto)

Global PR Summit Istanbul 4 me dy tema të rëndësishme për ekspertët e Marrëdhënieve me Publikun (Foto)

Kompania kreative për organizimin e konferencave dhe seminareve nëpër të gjithë botën ‘P World’ ka publikuar informacionin se edhe këtë vit do të organizohet konferenca për specialistët e Marrëdhënieve me Publikun (PR). Këtë herë ‘Global PR Summit Istanbul 4’ në Stamboll do të ketë në fokus dy tema shumë të rëndësishme për ekspertët e Marrëdhënieve me Publikun: Matja e rezultateve të Marrëdhënieve me Publikun dhe rrjedhjen e informacioneve.

Disa nga ekspertët e Marrëdhënieve me Publikun dhe profesionistë të komunikimit do të takohen më 16 dhe 17 shkurt 2017, për të katërtën herë me radhë, në Stamboll do të diskutohen sfidat dhe trendet e fundit në sferën e Marrëdhënieve me Publikun, shkruan Telegrafi.


‘Global PR Summit Istanbul 4’ do të përfshij ligjerata nga Mary Jo Jacobi, gruaja e hekurt e Marrëdhënieve me Publikun dhe ish-udhëheqëse e komunikimit në BP America gjatë tragjedisë për rrjedhjen e vajrave në Gjirin e Meksikës. Jacobi do të flas për sfidat për të mbajtur një reputacion të mirë në rang global në kohë krizash.

Konferenca më e rëndësishme për Marrëdhëniet me Publikun në Evropë për vitin 2017 gjithashtu do të fokusohet edhe në matjen e rezultateve e Marrëdhënieve me Publikun, përdorjen e të dhënave si rezultate për zhvillim të kompanisë, rëndësinë e matjeve të MP-së dhe rezultateve analitike si dhe përgatitjen e të dhënave për zhvillimin e përmbajtjes së Marrëdhënieve me Publikun që më lehtë të bind.

mary-jo-jacobi-and-patrick-jephson

Lista e plotë e ekspertëve që do flasin në Global PR Summit Istanbul 4 përfshin:

•Patrick Jephson, Former Chief Of Staff to Princess Diana,New York Times Bestselling Author
•Mary Jo Jacobi, US Presidential Advisor, Corporate Director, Strategist, Former Communications Chief, HSBC, Lehman Brothers, Royal Dutch Shell And BP America
•Piers Schreiber, International Communications Expert, Estragon, Former VP Communications, Jumeirah Group
•Muhammad Karim, Head of Growth and Partnerships, TRT World
•Elaine Cameron, Futurist and Senior Director, FUTURE Perspective Group, EMEA, Burson-Marsteller
•Khaled Ismail, Regional Vice President – Communications, Tetra Pak
•Judith Magyar, Communications Director, SAP
•Alex Malouf, Corporate Communications Manager, P&G
•Jesper Andersen, Member, AMEC (International Association for the Measurement and Evaluation of Communication) and Public Relations, Social Media and Measurement Advisor, Quantum Public Relations
•Andreas Keller, Managing Director MENA, Weber Shandwick

Bileta me çmim më të lirë mund për pjesmarrje në Global PR Summit Istanbul 4 mund t’i gjeni deri më 16 dhjetor dhe mund të blehen edhe në ueb faqen zyrtare: http://www.thepworld.com/pevents/event/140/global-pr-summit-istanbul-4

Global PR Summit Istanbul 4 organizohet nga P World, njëra ndër kompanitë lidere për organizim të eventeve të biznesit, prezent në më shumë se 30 shtete. Telegrafi është partner medial i P World për Global PR Summit Istanbul 4./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori