Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), panairi tregtar i organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, do të mbahet më 2-3 tetor 2024, në Arena Halle, Berlin.
Ky event gjithëpërfshirës do të mbledhë gastronomë, biznesmenë, personalitete shqiptare nga e gjithë bota, si dhe personalitete gjermane, në një program të pasur me panair tregtar, panele diskutimi, show të gatimeve shqiptare dhe mbrëmje gala.
Në njoftimin për media thuhet se në ceremoninë hapëse më 2 tetor 2024 ora 10:00, do të marrin pjesë edhe Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Cem Özdemir, ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë i Republikës së Gjermanisë, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër i Malit të Zi.
Po ashtu të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë nga Komuna e Berlinit, personalitete të tjera nga biznesi dhe politika gjermane, si dhe figura të njohura shqiptare që po shkruajnë histori në sektorët e ndryshëm të gastronomisë në botë.
“Nën moton ‘Aty ku tradita takohet me tregtinë’, GAGF ka për qëllim të tregojë në Berlin, në zemër të Evropës, potencialin kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve në një skenë ndërkombëtare. Gjithashtu, organizimi i GAGF jo rastësisht përkon me 10 vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili në këtë vit jubilar ri-mblidhet në Berlin në muajin Tetor. GAGF synon të dëshmojë gatishmërinë e kompanive tona për të depërtuar në tregun evropian.
GAGF do të ofrojë mundësi për rrjetëzim, krijimin e partneriteteve të reja dhe përmirësimin e konkurrencës. Në afatgjatë, eventi ka për qëllim do të ndihmojë në rritjen e eksportit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e produkteve shqiptare në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Për detaje të mëtejshme, vizitoni linkun e agjendës në faqen tonë të internetit: https://gagfestival.com/agenda
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Aktakuza e re, Thaçi sot para gjykatës
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?