Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), panairi tregtar më i madh i organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, po mbahet në 2-3 tetor 2024, në Arena Halle, Berlin.
Ky event gjithëpërfshirës do të mbledhë gastronomë, biznesmenë, personalitete shqiptare nga e gjithë bota, si dhe personalitete gjermane, në një program të pasur me panair tregtar, panele diskutimi, show të gatimeve shqiptare dhe mbrëmje gala.
Në ceremoninë hapëse me datë 2 Tetor 2024 ora 10:00, do të na nderojnë me praninë e tyre:
– znj. Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës;
– z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
– z. Cem Özdemir – Ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë i Republikës së Gjermanisë;
– z. Izet Mexhiti – Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut;
– z. Nik Gjeloshaj – Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi; përfaqësues të lartë nga Komuna e Berlinit, personalitete të tjera nga biznesi dhe politika gjermane, si dhe figura të njohura shqiptare që po shkruajnë histori në sektorët e ndryshëm të gastronomisë në botë.
Nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, GAGF ka për qëllim të tregojë në Berlin, në zemër të Evropës, potencialin kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve në një skenë ndërkombëtare.
Gjithashtu, organizimi i GAGF jo rastësisht përkon me 10 vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili në këtë vit jubilar ri-mblidhet në Berlin në muajin Tetor. GAGF synon të dëshmojë gatishmërinë e kompanive tona për të depërtuar në tregun evropian.
GAGF do të ofrojë mundësi për rrjetëzim, krijimin e partneriteteve të reja dhe përmirësimin e konkurrencës. Në afatgjatë, eventi ka për qëllim do të ndihmojë në rritjen e eksportit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e produkteve shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Për detaje të mëtejshme, vizitoni linkun e agjendës në faqen tonë të internetit: gagfestival.com/agenda
Berlini do të flasë shqip, dhe ju do të komunikoni histori!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?
BP Home Investment LLC – tatimpaguesi, punëdhënesi, dhe eksportuesi i vitit 2024 në Kosovë
Njohës të ekonomisë thonë se sulmet terroriste të Serbisë në veri frikësojnë investitorët potencialë
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë
Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?