LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa (Video)

Konjufca: Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është e vështirë të paramendohet Kosova pa Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se VV-ja ka dhënë kontributin e saj për proceset e rëndësishme.

“Është e vështirë të imagjinohet Kosova pa Lëvizjen Vetëvendosje në këto 13 vite. Megjithatë ka qenë i ndjeshëm efekti i pranisë së Lëvizjes Vetëvendosje në këto vite dhe i veprimit të saj në sferën publike, sidomos pas hyrjes në institucione”, ka thënë Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.


Konjufca u shpreh se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa, ashtu siç kanë bërë edhe shtetet tjera kur kanë ndryshuar pushtetet.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur rastin të jetë në pushtet. Shumë gjëra do t’i kthente mbrapa Vetëvendosje po të ishte në qeverisje”, u shpreh Konjufca, duke shtuar se ky nuk është vetëm fenomen i Kosovës, duke përmendur vende si SHBA, përcjell Telegrafi.

“Po të ishte Vetëvendosje në pushtet nuk do të vinte në shprehje “Zajednica”. Ne jemi të bindur se të drejtat e serbëve duhet të jenë komunale, e jo përtej komunale”, ka shtuar më tej Konjufca.

Konjufca: Kur ishim bashkë me LDK-në, Thaçi dukej i dobët

Konjufca: Kur ishim bashkë me LDK-në, Thaçi dukej i dobët

Publiée par RTV Dukagjini sur mercredi 13 juin 2018

“VV ka filluar si rezistencë me disa të tjerë por tani përfunduam vetëm. Për shembull, kur ishim bashkë me LDK-në, Thaçi dukej i dobët, por kur LDK-ja iu bashkua PDK-së, dhe kur disa deputetë u bënë ambasador, Vetëvendosja mbeti vetëm”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Glauk Konjufca ka folur edhe për Planin e Ahtisarit, dukë thënë se ai e parashihte Serbinë jashtë Kosovës.

“Logjika e Ahtisarit ka qenë kjo: Serbia jashtë Kosovës, por territoret e banuara nga serbët jo bash në Kosovë. Sipas tij vetëm më këtë logjikë mundë të qëndroj Shteti i Kosovës”, ka thënë Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori