LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë-hebre, homoseksual dhe kryeministri më i ri në histori – kush është Gabriel Attal, kreu i ri i qeverisë franceze

Gjysmë-hebre, homoseksual dhe kryeministri më i ri në histori – kush është Gabriel Attal, kreu i ri i qeverisë franceze

Në vetëm 10 vjet, kryeministri i sapoemëruar i Francës, Gabriel Attal, është rritur nga një fillestar me përvojë pune në Ministrinë e Shëndetësisë në pozicionin e dytë më të rëndësishëm në vend.

Attal është kryeministri më i ri në historinë moderne të Francës, vetëm 34 vjeç. Ai është edhe më i ri se socialisti Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeçar kur u emërua nga François Mitterrand në vitin 1984. Ai është gjithashtu lideri i parë homoseksual i hapur i qeverisë franceze.


Siç shkruan The Guardian, kjo është një trajektore spektakolare, madje edhe për dikë me prejardhje të privilegjuar si Attal, për të cilin çdo përparim në karrierë është dukur shumë i lehtë.

Në vitet e para të presidencës së Emmanuel Macronit, Attal ishte njëri nga një grup i të rinjve të mirë arsimuar, të zgjedhur për të këshilluar dhe mbështetur liderin po aq të ri francez, transmeton Telegrafi.

Attal shquhej për gatishmërinë që të flas hapur për çdo temë ndërsa shquhej edhe për vërejtjet inteligjente dhe të mprehta si dhe metaforat e shkëlqyera, transmeton Telegrafi.

Aftësitë e jashtëzakonshme të komunikimit dhe aftësia për të menduar dhe për t’iu përgjigjur shpejt pyetjeve në parlament dhe në publik i dhanë atij pseudonimin “snajperist”

Attal është djali i Yves Attal, avokat dhe producent filmash me origjinë tuniziano-hebrenje, i cili vdiq në vitin 2015 dhe  Marie de Couriss, e cila vjen nga një familje e krishtere ortodokse nga Odessa, Ukraina. Ai u rrit në Paris me tre motrat më të vogla dhe përdori emrin e plotë Gabriel Attal de Couriss.

Në vitin 2019, Attal deklaroi se babai i tij i kishte thënë se ai mund të jetë ortodoks, por “unë jam ndierë hebre gjatë gjithë jetës sime”.

Ai u shkollua në një shkollë private ku shkojnë fëmijët e prindërve të profilit të lartë në politikë dhe art në Paris, ku gjuha angleze është e detyrueshme që në nivelin fillor.

Macron zgjedh Gabriel Attal - ky i fundit bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne franceze
Lexo po ashtu Macron zgjedh Gabriel Attal - ky i fundit bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne franceze

Pas diplomimit, ai hyri në Institutin prestigjioz të Shkencave Politike në Paris dhe kreu masterin për çështje publike.

Sipas miqve, ambicia e tij politike u ndezë kur mori pjesë në demonstratat kundër ekstremistes, Jean-Marie Le Pen, kur lideri i krahut të djathtë hyri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2002 me Jacques Chiracun. Ai iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2006 dhe mbështeti kandidatin e saj presidencial, Segolene Royal në zgjedhjet e vitit 2007.

Në vitin 2012, kur kryente stazhin në kabinetin e ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë, Marisol Touraine, nëna e një shoqeje të shkollës, ai u punësua në atë ministri, vetëm në moshën 23-vjeçare.

Touraine e përshkroi atë si “një njeri të zgjuar, plot mirëkuptim”, duke i parashikuar “një karrierë të shkëlqyer dhe një të ardhme të ndritur”.

Stephane Sejourne dhe Gabriel Attal

Ai u largua nga Partia Socialiste në vitin 2016 për t’iu bashkuar partisë politike të qendrës të sapoformuar të Macronit.

Që atëherë, ngritja e tij në politikë ka qenë po aq e pandalshme dhe e shpejtë sa ajo e Macronit.

Në moshën 29-vjeçare, ai u emërua Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Arsimit, duke u bërë anëtari më i ri i qeverisë nën Republikën e Pestë, e cila hyri në fuqi në tetor të vitit 1958.

Ai mbajti disa poste të profilit të lartë politik në partinë e Macronit, zëdhënës i qeverisë, ministër i Financave Publike dhe ministër i Arsimit. Në qershor të vitit të kaluar, ai u bë deputet i Parlamentit Kombëtar francez.

Attal është në një lidhje me Stephane Sejourne, 38-vjeçar, anëtar i Parlamentit Evropian dhe sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet, i quajtur tani Rilindja, i cili ishte këshilltar politik i Macronit deri në vitin 2021.

Në dekadën e fundit, pozicioni politik i Attal duket se ka ndryshuar nga e majta e qendrës në e djathta e qendrës.

Në vitin 2018, ai iu përgjigj grevave të punonjësve të kompanisë kombëtare të hekurudhave, duke thënë se Franca duhet të “dalë nga kultura e grevës” dhe studentët që protestojnë për ndryshimet në sistemin arsimor si “anëtarë egoistë të borgjezisë”.

Macron, i njohur dikur si “djaloshi i artë” i politikës franceze, për shkak të rinisë, dinamizmit dhe ambicies së tij, do të mbështetet te Attal i ri, dinamik dhe ambicioz për të forcuar qeverinë e dobësuar nga mungesa e shumicës parlamentare dhe për të fituar anëtarët e brezit të ri të votuesve të zhgënjyer për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Sipas një sondazhi të fundit të opinionit publik, sugjerohet se ai do të jetë i popullarizuar si kreu i qeverisë franceze, me 36 për qind të atyre që mendojnë se do të jetë një kryeministër i mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori