LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e trenave kinez në Maqedoni me defekte, njëri prej tyre më shumë se një vit jashtë funksionit

Gjysma e trenave kinez në Maqedoni me defekte, njëri prej tyre më shumë se një vit jashtë funksionit

Pothuajse gjysma e trenave kinez që janë blerë në vitin 2015 tani janë me defekte. Përveç kësaj Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut janë në borxh prej 80 milion eurosh. Për këtë çështje para disa ditëve foli Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, në një intervistë televizive.

“Sa i përket vagonëve apo trenave, dua të ju rikujtoj se nga gjashtë garniturat që kanë ardhur nga Kina, për komunikacion njerëzor. Gjysma e tyre janë me defekte dhe marrëveshjet janë të atillë që ato duhet të mirëmbahen në Kinë. Mendoj se këtë duhet ta dijë opinioni se ato nuk janë ende të pranuar teknikisht”, u shpreh zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Agjushev.


Nga gjashtë trenat kinez që u sollën para tre vitesh, tre prej tyre po qëndrojnë në garazh.

Një nga trenat ka më shumë se një vjet që po qëndron në garazh. Meqë janë blerë nga Kina, duhet që edhe servisimin ta bëjnë ata, por si duket rikonstruimi kushton shtrenjtë andaj ky tren ende po pret. Për trenin e dytë shefi i garazhit na tha se po riparohet dhe se do të lëshohet në vozitje për disa javë. Ndërsa trenit të tretë po i bëhej kontroll rutinor dhe se nuk kishte ndonjë problem.

Nga NP Hekurudhat e Maqedonisë thonë se nuk janë tre, por dy trena që momentin nuk qarkullojnë.

“Trenat janë në gjendje të rregullt. Te njëri po bëhet ndërrimi i rregullt i rrotave, ky është një proces që zgjat një muaj. I dyti ka rrëshqitur, ka dalë nga binarët dhe po punohet për të”, tha Petar Batallakov nga NP “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Qytetarët vazhdojnë të udhëtojnë me trenat e tjerë kinez. Ata thonë se janë të kënaqur nga kushtet, por se ndodh që trenat të vonohen shumë.

“Shumë shpesh udhëtoj me tren. Mund të them se gjithçka për momentin është këndshëm, por shpesh herë ka vonesa të trenave, që i irriton qytetarët që presin në stacion. Për shembull javën e kaluar, treni nga Shkupi për në Manastir u vonua dy orë”, tha një qytetar.

“Rrallë udhëtoj. Po po, jemi të kënaqur”, tha një qytetare tjetër.

“Super, është shumë mirë”, shtoi një qytetar tjetër.

Trenat i bleu Qeveria e mëparshme në vitin 2015 nga një kompani kineze. Investimi kushtoi rreth 25 milionë euro dhe shteti siguroi paratë nga BERZH. Së shpejti pritet që të vijë edhe një lokomotivë këtë muaj sipas marrëveshjes së atëhershme./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori