Sipas agjencisë që merret me anketa "Brima", qytetarët janë shprehur më optimistë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se viti 2020. Megjithatë, optimizmi nuk është i pranishëm kur bëhet fjalë prosperiteti ekonomik.

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky, ndërsa 26% mendojnë se do të jetë më i keq. 22% i mbetur nuk presin ndonjë ndryshim.


Gati 52% e qytetarëve presin vit më të keq në aspekt ekonomik, ndërsa 28% presin që viti i ardhshëm do të jetë më i mirë ekonomikisht.

Anketa tregon 29% e qytetarëve janë shprehur të lumtur, 38 as të lumtur as jo të lumtur dhe 32 ndjehen jo të lumtur./Telegrafi/