LAJMI I FUNDIT:

GJYSMA E JETËS

GJYSMA E JETËS

Poezi nga: Friedrich Holderlin
Përktheu: Kristë Shtufi

Me dardha të verdha
E trëndafila të egër plot,
Bregu varet mbi liqen.
O ju mjellma te hijshme,
Dhe të dehura me puthje,
E zhytni kokën
Në kthjelltësinë e ujit të shenjtë.


I mjeri unë o i mjeri, ku do të marr lule
Në dimër? E ku rrezet e diellit
E hijen e tokës?
Muret qëndrojnë ftohtë dhe pa fjalë, në erë
Kërcasin erëtreguesit.