LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja 91-vjeçe lë të gjithë gjimnastët gojëhapur me akrobacitë që i bën (Foto/Video)

Gjyshja 91-vjeçe lë të gjithë gjimnastët gojëhapur me akrobacitë që i bën (Foto/Video)

Një gjyshes 91-vjeçe do t’i falej edhe po të mos mund të ngritët në këmbë, duke marrë parasysh moshën që e ka.

Por, jo në rastin e Johanna Quaas e cila në vend se të kaloj kohën e lirë e shtrirë duke shikuar televizorin në qetësi, ajo preferon të bëjë gjimnastikë në palestër duke i lënë të gjithë gojëhapur, transmeton Telegrafi.


Ajo kishte pushtuar ballinat e gazetave prestigjioze në vitin 2012 kur u shpall nga libri i rekordeve Guiness, si gjimnastja më e vjetër në botë -86 vjeçe.

Tani, pesë vite më vonë, Quaas nga Halle i Gjermanisë, vazhdon të praktikoj ushtrime të ndryshme të gjimnastikës në garat e përvitshme që mbahen në Gjermani, duke mos e huq as edhe një lëvizje. /Telegrafi/