Ai kishte marrë atje pushim pa pagesë për dy vjet, nën arsyetimin se i duhet për të rregulluar disa probleme personale, por në Kosovë ka ndarë drejtësi me pagesë të majme që kanë gjyqtarët e misionit evropian.

“Gjyqtarët nuk mund të angazhohen në punë të tjera pa mendimin e Këshillit Gjyqësor, përjashtuar mësimdhënien. Chifan përjashtohet nga funksionet e tij për shkak të ‘shkeljeve disiplinore në kundërshtim me ndalesat për gjyqtarë dhe prokurorë’, sepse është zbuluar se ai është angazhuar si gjyqtar i EULEX-it pa leje të Këshillit Gjyqësor”, thuhet në vendimin e Departamentit disiplinor të gjyqtarëve të Rumanisë, transmeton koha.net.


Këta të fundit nuk kanë dashur të komentojnë për këtë, me arsyetimin se ‘kjo është çështje personale e gjyqtarit’.

Kohavisioni ka pyetur edhe vetë gjyqtarin Chifan për këtë, por ai nuk ka qenë i gatshëm të japë kurrfarë komenti.