Në ndeshjen e fundit të Kolnit në Bundesligë, tifozët dëshmuan një skenë të pazakontë, teksa njëri nga gjyqtarët vendosi t’i propozonte të dashurit të tij.

Pascal Kaiser, një gjyqtar i cili më parë doli hapur si biseksual, i propozi të dashurin e tij Moritz në stadiumin RheinEnergie të Kolnit.


Ai e bëri këtë para 50,000 spektatorëve, të cilët e përshëndetën gjestin me duartrokitje të zjarrta, dhe para kësaj, Kaizeri mbajti një fjalim të gjatë dhe emocional.

“Dua që të gjithë ta shohin se e dua këtë person. Si person. Si qenie njerëzore. Në futboll”, tha ndër tjerash Kaiser.

Videoja u shpërnda edhe nga profili zyrtar i Cologne në Instagram.

"Pascal Kaiser është një gjyqtar dhe një tifoz i madh i FC Koln. Tre vjet më parë ai njoftoi se ishte biseksual, dhe sot kishte një plan të veçantë që FC Koln e mbështeti. Pascal i propozoi martesë partnerit të tij në stadiumin RheinEnergie, por shiheni vetë!", thuhet në njoftimin e Kolnit.

Çifti festoi së fundmi përvjetorin e tyre të dytë dhe Moritz i tha "po" propozimit të tij gjatë ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app