LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari e zverdhi Balotellin pasi protestoi kundër thirrjeve raciste

Gjyqtari e zverdhi Balotellin pasi protestoi kundër thirrjeve raciste

Mario Balotelli është zverdhur në ndeshjen e fundit, megjithëse kishte protestuar kundër racizmit.

Sulmuesi italian u ankua te gjyqtari kryesor për këngët raciste kundër tij në takimin mes Nices dhe Dijonit.


Incidenti ndodhi në minutën e 72-të, kur fansat filluan me korre raciste gjersa lojtari humbi një mundësi për të shënuar gol.

Balotelli në fillim reagoi duke bërë me gisht në drejtim të tifozëve duke u ankuar te gjyqtari kryesor.

Sidoqoftë, Nicolas Rainville i tregoi SuperMario kartonin e verdhë. Më pas lojtari e përshkroi situatën ndërsa ka reaguar edhe presidenti i klubit, Jean-Pierre Rivere, i cili gjithashtu protestoi kundër gjyqtarit, duke vënë në dukje se ishin “duke luajtur 11 kundër 12”.

Theksojmë se takimin e vlefshëm për kampionatin francez mes këtyre dyja skuadrave e fituan vendasit me rezultat 3-2.

Ndryshe, italiani pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të transferohet në ndonjë skuadër tjetër evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori