LAJMI I FUNDIT:

Gjykimin për krime lufte, dëshmitari thotë se të dëmtuarin e kishte parë të gjakosur në fytyrë

Gjykimin për krime lufte, dëshmitari thotë se të dëmtuarin e kishte parë të gjakosur në fytyrë

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Ilmi Krasniqi, tha se e kishte parë të dëmtuarin A.K të gjakosur në fytyrë dhe në pjesën e shpinës.

Këtë deklarim, dëshmitari Krasniqi e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Atdhe Dema, në gjykimin ku i akuzuari Dushko Arsic po ngarkohet se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe ka maltretuar fizikisht e psiqikisht të dëmtuarin A.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.


Dëshmitari Krasniqi tha se të dëmtuarin A.K  njihte nga 20 prilli 1999, të cilin atë ditë e kishte parë në gjendje shumë të rëndë.

“A.K e njoh në vitin 99. Unë jam i Makovcit ky osht i Butovcit. Në 99 me 20 prill kur u ardh A.K e kena pa shumë gjendje të ran, ka ardh te veni thirret “Guri i verdhë”, përmi Kolovicë edhe u ardh i përgjakun u kan edhe ka ftyra edhe ka shpina, edhe u ardh shumë në gjendje të ran”, tha dëshmitari Krasniqi

Paraprakisht i njëjti tha se qëndronte pranë deklaratës së dhënë në polici, dhe i njëjti tha se të akuzuarin Arsic e njihte dhe se njëherë kishte pirë kafe me të dhe dy shokë diku në vitin 2020 ose 2021 në Prishtinë dhe se arsye e atij takimi ishte rreth një prone.

Sipas dëshmitarit Krasniqi, i dëmtuari A.K lidhur me gjendjen e tij kishte përmendur fillimisht emrin Dushko, dhe pastaj kishte përmendur një Dragan edhe një Boban dhe si i kishte treguar se aty ishte plagosur një person dhe të njëjtin ia kishin hedhur në shpinë për ta mbajtur.

Dëshmitari thotë se serbi i akuzuar ishte në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia vrau djalin e axhës
Lexo po ashtu Dëshmitari thotë se serbi i akuzuar ishte në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia vrau djalin e axhës

Dëshmitari Krasniqi, tha se i dëmtuari A.K i kishte thënë që e kishin maltretuar, dhe se atëherë i dëmtuari A.K atëherë kishte pasur gjashtë gishta në duar dhe se njëri nga personat që ishin aty kishte thënë që mos ta vrisni pasi që ai ishte me të meta fizike.

I njëjti tha se ajo ditë i kujtohet sikur sot sepse kishte qenë një ditë shumë e rëndë dhe sipas dëshmitarit Krasniqi atë ditë nuk i kishin besuar të dëmtuarit A.K për atë ngjarje që kishte treguar se i kishte ndodhur.

Tutje, dëshmitari tha se nuk e njihte të akuzuarin Arsic para vitit 2020, por i njëjti pas ballafaqimit me deklaratën e tij nga ana e prokurorit Dema tha se e njihte të njëjtin si figurë para luftës dhe se e dinte që i njëjti kishte punuar si zyrtar në Komunën e Prishtinës.

Dëshmitari Krasniqi tha se atij i ishin pështjellur mendimet për shkak se kur ai ishte takuar me të akuzuarin Arsic në vitin 2020 ai i kishte thënë që i kishte 44 vite, ndërsa ky kishte menduar që ai Dushko që e njihte si figurë edhe para lufte ishte më i vjetër.

Sipas dëshmitarit Krasniqi nuk e kishte ditur që ishte Dushko i njëjtë ai me të cilin ishte takuar në vitin 2020 dhe me atë që kishte maltretuar të dëmtuarin A.K.

I pyetur nga prokurori Dema, dëshmitari Krasniqi tha se Draganin e Kolovicës e kishte parë në uniformë, në Butovc, ndërsa të akuzuarin Arsic nuk e kishte parë, duke shtuar se Dragani i lartcekur e kishin një grup dhe që në të njëjtin grup kishte qenë një person me emrin Dushko po që i njëjti nuk mund të thoshte që ishte Dushko i njëjtë ( pra me të akuzuarin).

Në pyetjet e mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Nebojsha Vllajic, dëshmitari Krasniqi tha se takimi i tij me të dëmtuarin A.K kishte ndodhur tek vendi i quajtur “Guri i verdhë “ saktësisht  mes Makovcit dhe Kolovoicës dhe se ai vend nga varrezat e Maqedoncve ishte larg diku 1 kilometër.

Dëshmitari Krasniqi tha se aty ku ishin takuar me të dëmtuarin A.K aty kishte pasur edhe njerëz tjerë që kishin ikur nga shtëpitë e tyre pasi që ju ishin djegur dhe se kur ishin takuar me të i njëjti kishte qenë në gjendje shumë të keqe.

Sipas dëshmitarit Krasniqi, i dëmtuari A.K i kishte thënë që Dushko kishte shtënë me armë, duke e theksuar që i njëjti kishte përmendur vetëm emrin Dushko dhe se nuk kishte cekur ndonjë mbiemër.

Ndër të tjera dëshmitari Krasniqi tha se të dëmtuarin A.K e kishte njohur edhe më herët por që emrin nuk ia kishte ditur, por ai shtoi që nga ai moment me të ishin takuar shumë herë dhe se shpesh e kishte parë në gjendje të rëndë dhe se njëherë të njëjtin e kishte dërguar në spital.

Në anën tjetër në pyetjet e të akuzuarit Arsic, dëshmitari Krasniqi tha se në takimin e tyre në Prishtinë në vitin 2020 kishte qenë edhe një person i quajtur Simon dhe vëllai i tij Ndue me mbiemrin Palushi dhe se akuzuari Arsic atë ditë ishte me dy fëmijë.

I pyetur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili i njëjti tha se i dëmtuari A.K i kishte thënë se një person të plagosur ia kishin hedhur në shpinë dhe se të njëjtin e kishte lënë diku afër lagjes së Maqedoncve.

Dëshmitari Krasniqi tha se i dëmtuari e kishte përmendur që ai person ishte plagosur nga Dushko. I njëjti shtoi se kishte dëgjuar që në disa raste të vrasjeve dhe djegieve që kishin ndodhur në Matiqan kishin qenë të përfshirë i akuzuari Arsic me kushërinjtë e vet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori