Në gjykimin ndaj të akuzuarit Fatlum Deliu, i cili po akuzohet për vrasjen e tani të ndjerit V. B, dëshmitari Taulant Berisha, tha se e kishte parë viktimën kur ishte rënë në tokë pas gjuajtjeve.
Këtë deklarim dëshmitari Berisha e bëri në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Pejë, i cili tha se natën kritike kishte qenë tek lokali “Day by Day”, me vëllan e tij, dhe në një moment afër lokalit kishte dëgjuar katër persona të fjalosen mes vete.
Sipas tij, pas disa minutave, dy nga ta kishin vrapuar nga drejtimi i bankës NLB, dhe dy të tjerë kishin hipur në veturë.
Dëshmitari, lidhur me ngjarjen tha se ishte duke u dal nga kafiteria kur e ka dëgjuar dy të shtëna, ku sipas tij, me dëgjimin e të shtënës së parë njëri nga dy personat që kishin vrapuar në drejtim të bankës kishte rënë në tokë dhe tjetri kishte ikur në drejtimin tjetër.
Personat tjerë pas gjuajtjes, dëshmitari tha se kanë hipur në veturë dhe janë nisur në drejtimin tjetër kah Policia.
“Personi i vrarë ka qenë përballë lokalit ku isha ulur tek disa shkallë të objektit “Bonita” dhe vendi ku u panë personat duke u fjalosur dhe vendi ku ka rënë personi kanë qenë afër”, tha dëshmitari Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, ai shtoi se viktima kishte qenë i shtrirë afër veturës së tij të parkuar përballë lokalit, e që pastaj disa persona i kanë kërkuar që ta largonte veturën nga aty, e ku sipas tij, i njëjti më pas kishte vazhduar për në shtëpi e që të nesërmen e kishte vërejtur se vetura e tij ishte dëmtuar nga plumbat.
Pas dëgjimit të dëshmitarit, kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, bëri të ditur se të ftuar kanë qenë edhe ekspertet e balistikes dhe AND-së, por sipas arsyetimit të eksperteve ata kanë ngatërruar datën.
Nga këto gjykata e vlerëson dëgjimin e domosdoshëm të ekspertëve që të sqarohen lidhur me provat dhe që nuk janë ekzaminuar asnjëherë rrobat e të pandehurit e në veçanti kërkojnë të zmadhohet dhe të qartësohet pamja e video-incizimeve.
Seancat e radhës u caktuan me 20 dhe 21 prill të këtij viti.
Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 4 korrik 2022 nga Prokuroria e Pejës, i pandehuri Falum Deliu ngarkohet se më 16 qershor 2021, në Klinë ka privuar nga jeta V.B., dhe me dashje ka vënë në rrezik jetën e personave tjerë për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme për rreth një javë që kishin me Valdrin Balaj, vëllain e tani të ndjerit V.B.
Sipas aktakuzës i pandehuri kishte qenë nën shoqërimin e vëllait të tij të mitur dhe vërejnë vëllezërit V.B dhe Valdrin Balaj, ku pastaj i pandehuri nga brezi nxjerr revolen e tij të tipit “M57” dhe në distancë rreth 20 m shtie tri herë në drejtim të viktimës duke e goditur atë me një predhë në pjesën e pasme të kokës dhe duke e rrezikuar edhe jetën e V.B.
Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga 173, par.1, pika 1.5 të Kodit Penal.
Po ashtu i pandehuri ngarkohet për armëmbajtje pa leje dhe atë pistoletë të llojit “M57”, një karikator dhe katër fishekë.
Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të KPRK-së.
Kurse, i mituri R.D., sipas Prokurorisë ngarkohet për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, pasi thuhet se kur vëllai i të ndjerit kishte filluar të ikte, kishte shtënë më armë në ajër sepse frikësohej se mund të sulmohej
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Paralajmërohet rritja e çmimit të kafesë në Shqipëri, kryetari i Shoqatës se Bar-Restoranteve: Kemi rritur pagat e punonjësve

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Konfiskohen mbi 8500 euro të falsifikuara, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tensionet në veri, Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët në Kosovë

Kurti: Për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, duhet krijuar kushte pa banda kriminale

Rastet kur qeveritë e Kosovës "injoruan" këshillat e SHBA-së

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

Kurti: Grupet e dhunshme në veri përdorën granata dore të sjellura nga Serbia

BE-ja nuk komenton dokumentin e pretenduar për sanksione ndaj Kosovës dhe shpalljen non grata të Kurtit

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden