LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për “Trajektoren” vazhdon më 5 shkurt, PSP do të prezantojë dëshmi

Gjykimi për “Trajektoren” vazhdon më 5 shkurt, PSP do të prezantojë dëshmi

Gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Trajektorja”, e cila ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, do të vazhdojë më 5 shkurt.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancën e sotme u lexuan SMS-të mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe personave tjerë, mes të cilëve edhe ambasadorit të atëhershëm të MAqedonisë në Kinë, Oliver Shambovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Komunikimi që u prezantua sot ishte i periudhës 2012-2013 dhe ka të bëjë me marrëveshjen e kompanive kineze dhe kredive për ndërtimin e pjesëve të autostradës.

Në seancën e radhës pritet të prezantohen SMS-komunikimet e Vlladimir Peshevskit, ndërsa më pas edhe analizat PSP-së dhe mbrojtjes.

Të akuzuar në këtë lëndë janë Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, ata në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinoci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Ata akuzohen i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej së paku 155 milionë euro./Telegrafi/