LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, dëshmoi i punësuari në DSK

Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, dëshmoi i punësuari në DSK

Me dëgjimin e dëshmitarit të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve i njohur si rasti “Shënjestra-Fortesa”.

Gjykata në fillim lejoi që dëshmitarit Sasho Trajkovski t’i paraqiten dëshmitë nga PSP-ja dhe atë raporte për gjendjen e sistemeve për vëzhgim “Najs” dhe “Vering”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dëshmitari deklaroi se raportin e ka punuar personalisht ai në kompjuter zyrtar, më vonë i konfiskuar nga PSP-ja, me kërkesë të Goran Grujevskit, por se data e cekur – muaji 12 i vitit 2014 nuk përputhet me datën kur ai e ka punuar raportin.

Në pyetje të prokurores së PSP-së, Lençe Ristevska si ishte organizuar kompjuteri zyrtar dhe nëse ishin ruajtur llogot, dëshmitari tha se në hard diskun ka folder me dokumente zyrtare ku ka pasur raporte dhe fajlle për pajisjen, organizuar me vite, ku do të duhej të kishte llog fajlle për punën e sistemit “Vering”.

Në pyetje të Gjykatës nëse ka vërejtur ndonjë dallim apo ndryshim në përmbajtjen e raportit, dëshmitari tha jo, përveç datës.

Në pyetje të kryqëzuara nga i akuzuari Sasho Mijallkov, si e din se marrëveshja është nënshkruar më 17 dhjetor të vitit 2007, nëse nuk ka qenë i angazhuar për furnizimin e pajisjes në vitin 2007, dëshmitari tha se ka qenë anëtar i Komisionit për pranim teknik të pajisjes për sistemin “Najs”, ku saktësisht ishte cekur data e furnizimit.

I pyetur nëse mund të konfirmojë se sistemi IPS është furnizuar për shkak të vjetërsisë teknologjike të sistemit paraprak, dëshmitari tha se sipas tij, ndoshta ka pasur hapësirë për intervenim dhe sendërtim të sistemit “Najs”, por nuk mund të deklarohet se sa kushton dhe nëse është më lirë të furnizohet i ri.

Ndaj kësaj, Mijallkov i paraqet dëshmitarit raport të nënshkruar personalisht prej tij, ku cekë se sistemi “Najs” është vjetruar dhe jonfunksional.

I pyetur të sqarojë se si e ka ditur se prapa pseudonimit “Lijave” ka qenë Velija Ramkovski, dëshmitari tha se atë e ka konstatuar në atë mënyrë që pas defektit të paraqitur ka intervenuar me ristartim, ndërsa pas hapjes ka klikuar në targetin “Lijave” dhe ka filluar audio në të cilin bashkëbiseduesi nga ana tjetër ka thënë mirëmëngjesi Ramkovski dhe nga atje vetë ka konkluduar.

Në pyetje të Mijallkovit, përse ku ka konstatuar target pa urdhëresë gjykate, nuk i ka paraqitur tek ai, dëshmitari tha se si administrues e ka ditur se në kompjuter me shenjë se ndodhet në zyren e tij ka pasur follder “të rëndësishëm” ku kanë qenë të gjitha targetet e tilla dhe për atë shkak nuk ka guxuar të paraqesë personalisht tek ai.

I pyetur nëse ka parë se Xvonko Kostovski kryen eksport, dëshmitari tha se ka mundur, por nuk ka parë.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është PSP.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën 2008 – 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilat aspak nuk ishin dhënë urdhëresa nga gjykatat.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhëresave gjyqësore në 1.541 numra apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori