LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Haraçi” do të vazhdojë më 3 janar, do të dëshmojë Katica Janeva

Gjykimi për rastin “Haraçi” do të vazhdojë më 3 janar, do të dëshmojë Katica Janeva

Gjykimi për rastin “Haraçi”, do të vazhdoj më 3 janar të vitit 2020. Në këtë seancë pritet të dëshmojë zëvendësja e ish-prokurores speciale, tashmë të akuzuarës Katica Janeva, prokurorja Elizabeta Josifovska. Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Haraçi”, u realizua me rrëfimin Hristian Banevskit, gazetar i cili ka punuar në “1TV”, pronë e të akuzuarit të parë në këtë lëndë, Bojan Jovanovski – Boki 13.

Gazetari Banevski, në cilësinë e dëshmitarit në rastin “Haraçi”, u përgjigj në pyetjet e prokurores, Villma Ruskoska, duke treguar se si ka funksionuar televizioni dhe si janë pranuar udhëzimet për paralajmërimin e temave dhe lajmeve të caktuara.


“Duhej të lexoj paralajmërime se do të dërgojmë mostra nga analizat e të gjitha ujërave të ambalazhuar në treg. Disa herë gjatë kohës së reklamave Bojan Jovanovski insistoi që disa herë ta përsëris atë, që pas disa muajve sponsor i televizionit të jetë Pelisterka dhe tek unë në tavolinë te gjendet një ujë i ambalazhuar Pelisterka”, deklaroi Banevski.

Pastaj pranova kërkesë nga Jovanovski, të bëjë kronikë për një industri mishi nga Velesi. Kur e kërkova pronarin e firmës Argija, siç tha dëshmitari ai i ka piskatur, dhe pas disa muajve ai vet na kërkoi dhe na pranoi në bisedë. Ndërkohë, Banevski kishte kuptuar se u takua me Bokin.

“Më tha, po ‘ju nuk jeni gazetar, por punoni si zhvatës’. Pasi unë isha i ofenduar dhe pastaj kërkova arsyetim nga Bojani dhe kërkova të di nëse e zhvat atë njeri, dhe ai mu përgjigj se ky televizion duhet të jetoj nga diçka. Unë i thash se nuk dëshiroj të punoj më në këso temash dhe se do të largohem”, deklaroi Banevski.

Ai theksoi se më pas në një farë mënyrë është distancuar dhe më nuk i janë dhënë aso detyrash deri në mbylljen e televizionit. Në pyetje të Boki 13, se vallë si gazetar në “1TV”, ka pasur liri të plotë në realizimin e lajmeve, dëshmitari Banevski, tha po, përveç në rastet e përmendura. Po ashtu dëshmitari Banevski, nga i akuzuari i parë Boki 13, u pyet nëse ka pasur detyrë të punës të kujdeset për marketingun e televizionit, me çka ai u përgjigj, jo.

“Në fillim kishim liri të plotë, dhe më pas kishim liri. Për atë edhe më befasoi mënyrë e rasteve të cilat i tregova. Më befasoi edhe ajo se si është trajtuar tema me kthimin e pasaportës së Kamçevit. Isha i suspenduar për një muaj, pasi në emision i publikova tre gjëra për të cilat Bojani, më tha para emisionit se nuk guxoj t’i publikoj”, tha dëshmitari.

Dëshmitarja e dytë në seancën e sotme për rastin “Haraçi”, ishte e punësuar me honorar te Bojan Jovanovski, e cila përgjigjej në pyetje të prokurores për atë se si ka qenë e rregulluar dhe kush ka ardhur mysafir.

“Kishte shumë mysafir të njohur. Në shtëpi kishte më shumë piktura nga një galeri, por nuk ishin paguar, por ashtu të vendosura për shkak se vinin persona të njohur, pra ka më shumë mundësi të shitet ndonjë pikturë”, tha dëshmitarja.

E pyetur se kë ka parë në shtëpinë Boki 13, dëshmitarja tha se kanë ardhur më tepër persona të njohur.

“Ka ardhur Shekerinska, njëherë Orce Kamçevi, më shumë herë Zoki Milevski, kanë qenë edhe Stefan Bogoev, Kiracoski, Lila Filipovska, Sergej, Anita Koçishki dhe të tjerë”, tha dëshmitarja.

E pyetur se çka është “mysafir i shpeshtë”, kur përmendet Zoki Milevski, dëshmitarja tha se ai ka ardhur edhe nga dy herë brenda ditës dhe është futur brenda pa trokitur.

Pala mbrojtëse e pyeti nëse ka qenë edhe ministri Venko Filipçe, me çka dëshmitarja e konfirmoi, duke shtuar se ka ardhur së bashku me Kamçevin.

Rasti “Haraçi”, në Gjykatën Penale të Shkupit, udhëhiqet nga gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskoska.

Prokuroria për luftim e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në tetorit të këtij viti ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovskitz, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Boki 13 dyshohet për veprën penale “larje parash dhe të hyra tjera nga vepra penale”, ndërkohë Janeva dhe Milevski për “pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Njëkohësisht e akuzuara e dytë Janeva, ngarkohet edhe për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në seancën e parë për “Haraçi”, e zhvilluar më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski – Kiçeec, e pranoi fajin dhe më pas u dënua me tre vite heqje lirie.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori