LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit pa imunitet përsëri do të vendosin për ankesat në zgjedhjet lokale

Gjykatësit pa imunitet përsëri do të vendosin për ankesat në zgjedhjet lokale

Marrja e imunitetit gjyqësor nuk do të ndikojë në punën e gjykatësve administrativ. Ata do të punojnë në lëndët dhe ankesat eventuale gjatë zgjedhjeve lokale, edhe pse PSP-ja i akuzon për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, për TV24 tha se ai nuk ka asnjë ingerencë për të vendosur për punën e tyre, por gjitha vendimet janë në duar të Këshillit gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mes gjykatësve të cilët janë të akuzuar në lëndën “Titanik 2” është edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë Administrative, Lidija Ivanovska, e cila në këtë pozitë është prej gushtit të vitit 2015.

Pikërisht për të parandaluar përsëritjen e veprës, PSP kërkoi masa përkujdesi për gjykatësit, duke marrë parasysh edhe dëmin që do të shkaktonte në buxhetin e shtetit dënimi i lartë për ta.

Këshilli gjyqësor para dy ditëve në një seancë të mbyllur për opinionin solli vendim që t’u merret imuniteti pesë gjykatësve, të cilët akuzohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare në lëndën “Titanik” të PSP-së.

Deputetët që mbetën pa imunitet janë: Biljana Nikodinovska-Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagodarna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzuli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori