LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore 1: Nuk ka afat për të nisur gjykimin e lëndëve të PSP-së

Gjykata Themelore 1: Nuk ka afat për të nisur gjykimin e lëndëve të PSP-së

Edhe pse prokurorja speciale, Katica Janeva deklaroi se gjykata në periudhë prej tetë ditëve duhet ta caktojë seancën gjyqësore për të dy rastet që PSP ngriti aktakuzë, nga Gjykata Themelore Shkupi 1 thonë se nuk ka afate të caktuara për përcaktimin e seancave gjyqësore.

Nga Gjykata vërtetojnë se bëhet fjalë për procedura të përshpejtuara të cilat mund të nisen në bazë të propozimit nga akuza ose padi private, në këto raste parashihen sanksione me para ose dënim me burgim deri më 5 vite.


PSP të ka ngre dy akuza për shkatërrimin e materiale të përgjimit dhe protestat e dhunshme që ndodhën në qershor të vitit 2013 në Komunën Qendër- Shkup, përcjell Portalb.

I akuzuari i parë në rastin e parë është drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski dhe 6 persona tjera nga DSK, ndërkaq te rasti i dytë i akuzuari i parë është ish kryeministri, tani lider i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, që të dy për nxitje dhune. Përveç këta dy, për të njëjtën vepër akuzohen edhe tre persona, ndërkaq 9 persona tjerë akuzohen si pjesëmarrës në protestat e dhunshme. /Telegrafi/