LAJMI I FUNDIT:

Gjykata: Do të mundohemi që në afat ligjor të marrim vendime për kërkesat e PSP-së

Gjykata: Do të mundohemi që në afat ligjor të marrim vendime për kërkesat e PSP-së

Gjykata penale e Shkupit njofton se gjykatësit janë duke i proceduar propozimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe të kujdesit për më shumë persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata deklaron se gjyqtarët janë duke dhënë maksimumin që të marrin vendime në afatin ligjor, megjithëse ka shuimë materiale të ofruara për propozimet e PSP-së.


Gjykata nuk mund të parasheh se kur do të përfundojë procedura e marrjes së vendimeve, porse do ta njoftojnë publikun sapo të përfundojnë./Telegrafi/