LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Gjykata Supreme në Brazil ka hapur një hetim të veçantë ndaj Elon Musk nën akuzat mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në vendimin e tij, gjyqtari Alexandre de Moraes tha se Musk ka filluar të zhvillojë një “fushatë dezinformuese” publike në lidhje me veprimet e gjykatës e cila kishte kërkuar nga miliarderi mbylljen e disa llogarive.


“Pengimi i drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik për mosbindje ndaj urdhërave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit janë fakte që nuk e respektojnë sovranitetin e Brazilit”, tha Moraes.

Bëhet e ditur se Musk së bashku me një rrjet njerëzish do të hetohen pasi dyshohet se kanë përhapur lajme të rreme kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme braziliane, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Mbështetësit e gjyqtarit thanë se vendimet e tij, megjithëse të jashtëzakonshme, janë ligjërisht të nevojshme për të pastruar rrjetet sociale nga lajmet e rreme.

Vendimi i Moraes vjen pasi Musk u deklarua se do të hiqte të gjitha kufizimet në llogaritë e bllokuara, gjë që ka të ngjarë të ulë të ardhurat në Brazil.

Më vonë ai tha se do të publikonte gjithashtu edhe të gjitha kërkesat e Moraes duke pretenduar se ato e shkelin ligjin brazilian.

Kjo u kundërshtua nga gjyqtari i cili tha se çdo llogari që X do ta riaktivizojë do të pasojë me 20 mijë dollarë gjobë në ditë.

Ndryshe, kushtetuta e Brazilit u hartua pas diktaturës ushtarake të viteve 1964-1985 dhe përmban një listë të gjatë ndalimesh kundër krimeve specifike si racizmi dhe homofobia. Por, liria e fjalës nuk është absolute. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Vendet e punës të grave do të jenë më të prekura nga Inteligjenca Artificiale sesa ato të burrave – zbulon një studim i ri

Vendet e punës të grave do të jenë më të prekura nga Inteligjenca Artificiale sesa ato të burrave – zbulon një studim i ri

Teknologji
IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio për 4.6 miliardë dollarë

IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio për 4.6 miliardë dollarë

Teknologji
Çmimi, bateria dhe kamera - gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy S23

Çmimi, bateria dhe kamera - gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy S23

Teknologji
Kjo kompani planifikon të ofrojë produktet e shëndetit dhe fitnesit përmes dronëve elektrikë

Kjo kompani planifikon të ofrojë produktet e shëndetit dhe fitnesit përmes dronëve elektrikë

Teknologji
Kalo në kategori