LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Kinë urdhëroi burrin ta paguante ish-gruan e tij për punët e shtëpisë

Gjykata në Kinë urdhëroi burrin ta paguante ish-gruan e tij për punët e shtëpisë

Një gjykatë kineze ka urdhëruar një burrë që të paguajë ish-gruan e tij mijëra dollarë kompensim për punët e shtëpisë të bëra gjatë një martese pesë-vjeçare.

Sipas dokumenteve të gjykatës, burri, i identifikuar vetëm si Chen, bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij Wang vitin e kaluar, pas një martese pesë-vjeçare.


Megjithëse fillimisht ajo nuk pranoi të pranonte një divorc, gruaja më vonë kërkoi kompensim për të gjithë punën që bëri si amvise gjatë martesës së tyre, duke shpjeguar se burri i saj nuk ishte i përfshirë në rritjen e fëmijës dhe se ai nuk interesohej për asnjë punë shtëpie, transmeton Telegrafi.

Një gjykatë familjare në Pekin vendosi kohët e fundit në favor të gruas, e cila provokoi një debat të ashpër në Kinë, raporton Oddity Central.

Wang kërkoi dëmshpërblim nga burri i saj në shumën prej 24,700 dollarë, por gjykata gjeti se ajo kishte të drejtë vetëm për kompensim monetar në shumën prej 7,700 dollarësh.

Një vendim i tillë u bë i mundur nga një kod i ri civil kinez që hyri në fuqi vitin e kaluar dhe thotë se bashkëshortët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim në një divorc nëse ndiejnë se kanë një përgjegjësi më të madhe në rritjen e fëmijëve, duke ndihmuar një partner ose duke u kujdesur për të afërmit e moshuar.

Më parë, çiftet që divorcoheshin mund të ndanin vetëm asete të prekshme.

Vendimi nxiti një debat të ashpër në mediat sociale kineze dhe shumica e njerëzve shprehën zemërimin për pagesën e vogël që gruaja mori për pesë vjet punë shtëpie. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori