Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes një vendimi ka shfuqizuar paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke e konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 për qind të primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq të Kosovës.
Por, duke e konsideruar si diskriminues, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta sikurse në Kosovës ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkuese, ku nenin në fjalë nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit e ka konsideruar si të pa vlefshëm.
Në vendimin e Gjykatës i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thuhet se Gjykata vendos ta shpall paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.
Aty më tutje në nenin III thuhet se Gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 Të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi i këtij aktgjykimi.
Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.
“Ligji për kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kamë ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë. Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë”, ka thënë drejtori Mazreku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Kush t’rahaton me punë përveqëse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel