LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e qeverisë shqiptare, pezullohet ligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite brenda vendit

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e qeverisë shqiptare, pezullohet ligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite brenda vendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte të punonin për 5 vite në spitalet brenda vendit për t’u pajisur me diplomën, ose në të kundërt do t’u duhej të paguanin tarifën e plotë.

Në vendimin e bërë publik këtë të martë thuhet se Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë në themel çështjen.


Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë bojkotojnë mësimin, kundër marrëveshjes së qeverisë për punësim të detyruar
Lexo po ashtu Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë bojkotojnë mësimin, kundër marrëveshjes së qeverisë për punësim të detyruar

Ligji u dërgua për shqyrtim në gjykatë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të studentëve.

“Pranohet kërkesa për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ligji i cili u kalua në parlament në muajin korrik detyron çdo student të mjekësisë të punësohet për një periudhë 3 deri në 5 vjeçare në spitalet brenda Shqipërisë që të pajiset me diplomë.

Në të kundërt, nëse zgjedh të largohet jashtë shtetit do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

Prej disa javësh studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kryer disa protesta për të kundërshtuar ligjin që i vendos përpara dy zgjedhjeve të detyruara.

Sipas tyre ky ligj cënon liritë dhe të drejtat e njeriut dhe ndaj kanë bërë dhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori