LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Komerciale “në hall” me konkursin për gjyqtarët serbë

Gjykata Komerciale “në hall” me konkursin për gjyqtarët serbë

Prej disa muajsh Gjykata Komerciale është në kërkim të gjyqtarëve të rinj që vijnë nga radhët e minoriteteve.

Të gjitha konkurset e brendshme të hapura deri më tani kanë dështuar.


Kryetari i Gjykatës, Mahir Tutuli, ka drojën se fati i njëjtë do të ketë edhe konkursi i ri, i hapur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Përkundër që janë hap disa konkurse, katër konkurse nëse nuk gaboj kanë qenë gjithsej, në asnjërin prej konkursit nuk ka aplikuar asnjë kandidat, qoftë i përkatësisë etnike serbe, qoftë nga minoritet tjerë. Ato vende mbeten të rezervuara, nuk janë plotësuar ende”, ka deklaruar Tutuli për RTV Dukagjinin.

Për këtë refuzim, Tutuli e ka një shpjegim.

“Fusha komerciale është fushë specifike dhe ekspertiza në këtë fushë është deficitare jo vetëm te komunitetet, po edhe te gjyqtarët e përkatësisë shqiptare. Pra është fushë specifike e për të cilën duhet një ekspertizë e veçantë. Zakonisht, gjyqtarët të cilët janë të akomoduar në sektorët tjerë e njohin punën e tyre. Është problematike që të riorientohen”.

Sipas Ligjit, gjykata është e detyruar që t’i përmbush disa vende me gjyqtarë serbë.

Përkundër mungesës së tyre, kryetari Tutuli thotë se puna zhvillohet pa ndonjë problem për të gjitha komunitetet.

“Gjykata Komerciale trajton çështjet ndërmjet personave juridikë, respektivisht bizneseve. Bizneset nuk kanë përkatësi etnike dhe nuk mund të bëhet ndarje e tillë siç bëhet në gjykatat tjera ku varësisht prej përkatësisë etnike, me marrëveshje të veçanta është përcaktu që kompetente do të jenë gjykatat apo divizionet që janë formu për ato çështje”.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kur në mënyrë të organizuar, serbët u larguan nga institucionet, gjykatat në Kosovë janë ballafaquar me mungesë të gjyqtarëve serbë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori