LAJMI I FUNDIT:

Gjykata jep vendimin për pronarin e restorantit që terrorizoi turistët: Arrest me burg për Mihal Kokëdhimën

Gjykata jep vendimin për pronarin e restorantit që terrorizoi turistët: Arrest me burg për Mihal Kokëdhimën

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll.

Ndaj 55 vjeçarit Kokëdhima, rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës, dhe dëmtime me dashje. Këto tre akuza i janë komunikuar nga prokurori Saimir Smaka përpara gjykatëses Esmeralda Habilaj.


Mihal Kokdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjoll të cilët drekuan në restorantin e tij.

Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.

Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokdhima mbi kofanon e makinës së tyre.

Të gjitha lajmet nga Mihal Kokëdhima
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mihal Kokëdhima

Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokdhimës.

Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se ky restorant në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.

Sakaq pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi. /tch/

Për të parë videon kliko KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori