LAJMI I FUNDIT:

Gjykata jep detaje për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, i caktohet paraburgim Arbër Sejdiut, të dyshuarit tjetër për rastin

Gjykata jep detaje për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, i caktohet paraburgim Arbër Sejdiut, të dyshuarit tjetër për rastin

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditura detaje në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, teksa ka njoftuar se të dyshuarit tjetër Arbër Sejdiu, i cili e dërgoi bashkë me Dardan Krivaqën, tashmë të ndjerën në Emergjencën e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.


Pamje: Arrestimi i Dardan Krivaqes, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Lexo po ashtu Pamje: Arrestimi i Dardan Krivaqes, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Po ashtu, Gjykata sqaron se “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Gjykata thekson tutje se “I pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”.

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Lexo po ashtu Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, “Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nen paragrafi 1.1 të KPPK-së, nga fakti se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe atë në bashkëkryerje me të pandehurin D.K që dyshimi i bazuar rrjedh nga provat materiale të grumbulluara deri në këtë fazë të procedurës, të evidentuara edhe në raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga deklarata e vet të pandehurit A.S. e dhënë deri në këtë fazë të procedurës penale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori