LAJMI I FUNDIT:

Gjykata italiane refuzon ekstradimin e udhëheqësit katalanas në Spanjë

Gjykata italiane refuzon ekstradimin e udhëheqësit katalanas në Spanjë

Një gjykatë italiane në qytetin sarden, Sassari ka vendosur që ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont nuk do të ekstradohet në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje – për momentin.

Në vendim, gjyqtarët thanë se pyetja qendrore në këtë çështje ishte nëse imuniteti i Puigdemont si anëtar i Parlamentit Evropian ishte ende në fuqi apo jo.


Legjislatura e BE-së ka hequr imunitetin e tij pasi mbajti një votim parlamentar për këtë çështje, por Puigdemont është ankuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila ende nuk do të vendosë për rastin, përcjell Telegrafi.

Prandaj gjykata e Sardenjës shtyu vendimin e saj përfundimtar derisa të merret një vendim nga GJED, dhe ndërkohë Puigdemont është i lirë të largohet nga Italia.

Autoritetet spanjolle po kërkojnë të sjellin para gjyqit udhëheqësin katalanas për rolin e tij në një referendum rreth pavarësisë të mbajtur në Katalonjë në tetor 2017.

Puigdemont u arrestua 10 ditë më parë kur mbërriti në Sardenjë. Sidoqoftë, pasi kaloi vetëm një natë në paraburgim, Puigdemont u lirua pa kushte me urdhër të gjykatës.

Ai u largua nga Sardenja pas lirimit të tij, por u kthye të hënën për të marrë pjesë në “seancën e ekstradimit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori