LAJMI I FUNDIT:

Gjykata gjermane refuzon kërkesën e banorëve lokalë “për të heshtur ezanin”

Gjykata gjermane refuzon kërkesën e banorëve lokalë “për të heshtur ezanin”

Një gjykatë gjermane refuzoi të mërkurën një kërkesë “për të heshtur” thirrjen e muezinit nga një xhami në një qytet të vogël pas një mosmarrëveshje ligjore që zgjati pesë vjet.

Kështu, sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Komuniteti Islam Turk (Ditib) tani mund të përdorë edhe një herë një altoparlant për të thirrur besimtarët në lutje në qytetin Oer-Erkenschwick në shtetin e Nordrhein-Westfalen.


Po sipas të njëjtit medium, banorët lokalë paraqitën një ankesë në vitin 2015 kundër lejes përkatëse, e cila lejonte komunitetin mysliman të përdorte altoparlantin për më së shumti 15 minuta midis mesditës dhe 2 pasdite të premten.

Ezani “u hesht” për pesë vjet për shkak të ankesës, të paraqitur nga një çift që jetonte rreth 900 metra nga xhamia, i cili tha se liria e tyre e fesë u cenohej nga zëri.

Por gjykata, e cila gjendet në Muenster, hodhi poshtë argumentin e tyre.

“Çdo shoqëri duhet të pranojë që dikush ndonjëherë do të jetë i vetëdijshëm se të tjerët ushtrojnë besimin e tyre”, tha gjyqtarja kryesuese Annette Kleinschnittger.

Për sa kohë që askush nuk ishte i detyruar të praktikonte fenë e tjetrit, nuk kishte arsye për ankesë, vendosi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori