LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë në Brazil urdhëron arrestimin e zyrtarë të lartë, për hyrjen e dhunshme në institucionet qeveritare

Gjykata e Lartë në Brazil urdhëron arrestimin e zyrtarë të lartë, për hyrjen e dhunshme në institucionet qeveritare

Gjykata e Lartë në Brazil ka urdhëruar arrestimin e shefit të sigurisë publike në kryeqytetin brazilian, pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro u futën dhunshëm në objektet qeveritare.

Nga kjo gjykatë gjithashtu është kërkuar që të bëhet arrestimi i shefit të policisë ushtarake të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Gjykata e Lartë në Brazil urdhëroi arrestimin e zyrtarëve të lartë për shkak të futjes së dhunshme të turmës në institucione, ku mijëra demonstrues u futën në objektin e Gjykatës së Lartë, Kongresit dhe pallatin presidencial, raporton Reuters.

Është urdhëruar arrestimi i Anderson Torres, që ishte Ministër i Drejtësisë gjatë administrimit të Bolsonaros, kurse së fundmi ai kishte marrë detyrën e shefit të sigurisë publike në Brazil.

Torres që u shkarkuar të dielën, nuk ishte në qytet kur ndodhën incidentet, pasi që në fillim të këtij muaji kishte udhëtuar për në Florida.

Në një kumtesë në Twitter tha se do të rikthehet në Brazil nga Orlandoja, ku ka shkuar për pushime me familjen dhe do të dorëzohet tek organet e drejtësisë.

Është kërkuar edhe arrestimi i Fabio Augusto Viere, shefi të policisë ushtarake të Brazilit, njëri nga zyrtarët që është përgjegjës për mbrojtjen e ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e Brazilit.

Në urdhërarrestin është theksuar dështimi i tyre për të siguruar një forcë adekuate policore, duke lejuar më shumë se 100 autobusë të mbështetësve të Bolsonaro të hyjnë në qytet, si dhe dështimin e tyre për të mbyllur kampin ku ata ishin mbledhur për muaj të tërë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori