LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë diskutoi për përgjimet, nuk solli asnjë vendim, seanca do të vazhdoj një ditë tjetër

Gjykata e Lartë diskutoi për përgjimet, nuk solli asnjë vendim, seanca do të vazhdoj një ditë tjetër

Gjykata e Lartë e mbajti seancën e radhës ku diskutoi për çështjen e përgjimeve nëse mund të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme, siç u njoftua më herët, mori pjesë e ftuara, Mirjana Llazarova – Trajkovska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Ajo njoftim mbi praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga gjykatësit e Gjykatës së Lartë.

Seanca do të vazhdojë edhe më tej dhe opinioni do të njoftohet me kohë./Telegrafi/