LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Ferizajt cakton një muaj paraburgim ndaj të miturit për falsifikim të parasë

Gjykata e Ferizajt cakton një muaj paraburgim ndaj të miturit për falsifikim të parasë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit B.L., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë.

Sipas një njoftimi për media, i mituri tani madhorë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, ka blerë me bankënotën prej pesëqind (500) euro, cigare dhe “red bulla”, në vlerë prej 28 euro dhe pasi ka pranuar kusurin është larguar nga vendi i ngjarjes.


Siç thuhet në njoftim, më datë 16.04.2021 në vendkalimin kufitar në Han të Elezit është ndaluar nga ana e policisë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur – Ilir Bytyqi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar faktin se i mituri tani madhorë, më 15.02.2021, në Han të Elezit në një Qendër Tregtare, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, ka vënë në qarkullim gjegjësisht ka blerë me bankënotën prej pesëqind (500) euro, cigare dhe “red bulla”, në vlerë prej njëzetetetë (28) euro dhe pasi ka pranuar kusurin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më 16.04.2021 në vendkalimin kufitar në Han të Elezit është ndaluar nga ana e policisë. Gjykata kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të miturit tani madhorë , e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësit të të miturit që të mbrohet në liri apo caktohet ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, andaj po të gjendej në liri, do të ekzistonte rreziku real dhe potencial që do të shpinte deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Me këtë rast siç bëhet e ditur në njoftim palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori